Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e quajti sulmin me raketa të Iranit kundër Izraelit, “tërësisht të papranueshëm”
Blinkeni ka shtuar se “e gjithë bota duhet ta dënojë atë".
Sipas tij, sulmi përfshinte “rreth 200 raketa balistike”. Izraeli fillimisht vlerësoi se 180 raketa u lëshuan në vend.
“Izraeli e mundi në mënyrë efektive këtë sulm", ka deklaruar Blinken.
Ndërkaq, këshilltari amerikan për Sigurinë, Jake Sullivan ka thënë se administrata Biden është duke e monitoruar situatën rrjedhëse.
Sipas tij, sulmi i Iranit ndaj Izraelit duket se është mposhtur.
Sullivan ka thënë se administrata po hetonte vdekjen e raportuar të një civili palestinez në Bregun Perëndimor, raporton Reuters.
