Pekin

Blinken nga Kina: Shpreha shqetësimin për mbështetjen që i jepet Rusisë

Antony Blinken

Antony Blinken

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se e ka ngritur shqetësimin me Kinën për mbështetjen që po i jep Rusisë.

Në një konferencë për media në Pekin, pas takimit më presidentin kinez, Xi Jinping, Blinkeni ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës varej shumë nga mbështetja e Pekinit zyrtar, raporton BBC.

“Isha shumë i qartë rreth shqetësimeve tona. Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar sulmin e saj ndaj Ukrainës pa mbështetjen e Kinës," u ka thënë Blinken gazetarëve.

Ai ka shtuar se përsëriti shqetësimet për furnizimin e vazhdueshëm të Kinës me mjete makinerish, mikroçipa dhe komponentë të tjerë në Rusi, të cilat ai tha se po përdoreshin nga rusët kundër Ukrainës.

Sipas tij, zëri i Kinës “ishte i rëndësishëm” për ta larguar Rusinë nga veprimet nukleare më herët në konflikt.

Blinkeni ka folur edhe për situatën në Lindjen e Mesme, dhe tensionet Izrael-Iran, teksa ka thënë se ka kërkuar që Kina ta dekurajojë Iranin dhe të tjerët nga eskalimi. 

Ndërkaq, i pyetur nga gazetarët lidhur me votimin nga Senati të martën për të ndaluar aplikacionin kinez të videove të shkurtra, TikTok, Blinkeni ka thënë se kjo çështje nuk është diskutuar mes tij dhe presidentit, Xi.

LEXO EDHE: