Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se ishte absolutisht thelbësor dërgimi i më shumë armëve në Ukrainë.
Blinken e bëri këtë deklaratë gjatë një vizite në një fabrikë armësh në Versajë, Francë, me ministrin francez të mbrojtjes, Sebastien Lecornu, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Zyrtarët e mbrojtjes ukrainase kanë raportuar në vazhdimësi për mbarimin e municioneve në vijat e frontit.
Vetëm muajin e kaluar, trupat ukrainase u tërhoqën nga qyteti lindor Avdiivka. Trupat u ankuan për mungesë municionesh derisa përballeshin me një breshëri të vazhdueshme sulmesh ajrore ruse.