Botë

Blinken: Grenlanda nuk do t’i bashkohet SHBA-së

Anthony Blinken

Foto: Associated Press

Antony Blinken, sekretari në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se ideja e Donald Trumpit për marrjen nën kontroll të Grenlandës – ndoshta edhe me forca ushtarake “nuk është e mirë” dhe nuk do të ndodhë, raporton The Guardian.

“Unë mendoj se qëndrimet bazë që ne kemi punuar këto katër vjetët e fundit janë se ne jemi më të fortë, më efektivë dhe marrim rezultate më të mira kur punojmë afër me aleatët tanë, dhe jo duke bërë veprime që i largojnë ata”, tha Blinken gjatë një konference për shtyp në Paris bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme të Francës Jean- Noël Barrot.

“Duke thënë atë, ideja e dhënë për Grenlandën është dukshëm jo e mirë, por më e rëndësishmja është se nuk do të ndodhë, prandaj ne nuk duhet të kalojmë shumë kohë duke folur për të”, ka thënë ai.

Blinken do të largohet sapo Joe Biden të lërë zyrën e presidentit më 20 janar. Trumpi ka nominuar Marco Rubio, senatorin republikan të Floridës, si pasues të Blinkenit.