Botë

Blinken dhe Kuleba i kërkojnë Dhomës së Përfaqësuesve të miratojë ndihmën ushtarake për Ukrainën

Antony Blinken - Dmytro Kuleba

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në takimin e ministrave të jashtëm të G7-ës, i kërkuan Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së që të miratojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, raporton “Associated Press”.

“Është urgjente që të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Ukrainës të maksimizojnë përpjekjet e tyre për t’i siguruar Ukrainës atë që i nevojitet për të vazhduar mbrojtjen efektive kundër këtij agresioni rus”, ka thënë Blinken.

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e ka cilësuar jetike miratimin e ndihmës për Ukrainën.

“Unë do të doja t’u bëja thirrje anëtarëve të Dhomës për të mbështetur furnizimin me armë, që fjalë për fjalë, pa ekzagjerim, do të ndihmojë në shpëtimin e ukrainasve nga masakra e raketave ruse”, ka shtuar Kuleba. 

Presidenti Joe Biden ka thënë të mërkurën se ai e do ta mbështesë propozimin nga kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson për t’i ofruar ndihmë Ukrainës, Izraelit dhe Tajvanit.

“Dhoma duhet ta miratojë paketën këtë javë dhe Senati duhet ta procedojë shpejt. Unë do ta nënshkruaj këtë ligj menjëherë në mënyrë që t’i dërgojë një mesazh botës: Ne qëndrojmë me miqtë tanë dhe nuk do të lejojmë që Irani apo Rusia të kenë sukses”, ka thënë Biden.