E përditësuar (16:59) - Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se beson se do të ketë një marrëveshje për armëpushim në Gaza dhe kthimin e pengjeve, në ditët e mbetura të administratës së Bidenit.
Blinkeni është duke mbajtur një konferencë për media në Washington lidhur me Lindjen e Mesme, teksa bisedimet e armëpushimit po vazhdojnë në Doha të Katarit
Të dielën, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti kanë paraqitur një plan përfundimtar, ka thënë Blinken.
"Topi është tani në fushën e Hamasit”, është shprehur ai, teksa ka theksuar se marrëveshja është gati për t'u arritur dhe zbatuar.
“Besoj se do të kemi një armëpushim në ditët e mbetura të administratës sonë”, ka deklaruar ai.
Blinkenit i ndërpritet fjalimi për Lindjen e Mesme, quhet “gjakatar” e "sekretar i gjenocidit"
Përditësuar (16:45) - Një grua ka ndërprerë fjalimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me Lindjen e Mesme të martën, duke e quajtur atë “Blinkeni gjakatar”
Fjalimi i Bidenit po mbahet në Washington, në kohën kur në Doha të Katarit, pritet të arrihet një marrëveshje e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, pas më shumë se 15 muajsh luftime.
Gruaja e ka quajtur Blinkenin po ashtu “sekretar i gjenocidit".
"Ju keni në duar gjakun e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm", është shprehur ajo me zë të lartë, përpara se të largohej nga salla e konferencës.
BREAKING: US Secretary of State Antony Blinken is heckled during a news conference while speaking in Washington as a Gaza ceasefire is close. https://t.co/q766BoQTvo
— Sky News (@SkyNews) January 14, 2025
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/pgLWeUJxdI
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të dalë së shpejti me një deklaratë për Lindjen e Mesme.
Blinkeni do të flasë për të ardhmen e Lindjes së Mesme dhe pritet që ai të trajtojë edhe perspektivën e një armëpushimi në Gazë, për të cilin zyrtarë nga të dyja palët thonë se është gati që të arrihet.
Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë izraelite ka thënë të martën se qeveria do të hidhte në votim marrëveshjen e arritur me Hamasin, për t’i dhënë fund luftës në Gazë dhe kthimin e pengjeve.