Björn Höcke, një nga figurat më të spikatura të partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), pritet të dalë në gjykatë të enjten. Ai është akuzuar për përdorimin e një slogani nazist për dy herë me radhë, muaj përpara zgjedhjeve rajonale në të cilat ai do të garojë për guvernator, raporton “Associated Press”.
Björn Höcke, 52 vjeç, është kreu i degës rajonale të AfD, në shtetin lindor të Thuringenit dhe figurë e fuqishme e partisë së djathtë.
Ai po akuzohet për përdorimin e simboleve naziste.
Ai akuzohet se përfundoi një fjalim në Merseburg në maj të 2021-ës me fjalët “Gjithçka për Gjermaninë”!
Prokurorët pretendojnë se ai ishte në dijeni të origjinës së frazës që ka qenë slogan i nazistëve.
Në dhjetorin e kaluar ai e ka përsëritur veprën.
Përdorimi i simboleve të organizatave që janë shpallur antikushtetuese, mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Höcke ka udhëhequr degën rajonale të AfD-së në Thuringen që nga viti 2013. Ai dikur e quajti memorialin e Holokaustit në Berlin një “monument të turpit”.
Höcke ka këmbëngulur se ai nuk ishte në dijeni se slogani “Gjithçka për Gjermaninë”! ishte një slogan nazist dhe ka pretenduar se shumë të tjerë e kanë përdorur atë.