Botë

Bjellorusia pranohet në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait

Alexander Lukashenko

Alexander Lukashenko

Foto: Associated Press

Fqinji dhe aleati perëndimor i Rusisë, Bjellorusia, u pranua zyrtarisht në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait të enjten, gjatë një samiti të liderëve në Astana të Kazakistanit.

Udhëheqësit e Kinës, Rusisë, Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Uzbekistanit dhe të tjerëve nënshkruan një dokument për pranimin e Bjellorusisë në Këshillin e Kryetarëve të Shtetit, raporton AP.

Presidenti rus Vladimir Putin, presidenti kinez Xi Jinping dhe të tjerë po marrin pjesë në samitin e grupit të krijuar nga Moska dhe Pekini në vitin 2001 për të kundërshtuar aleancat perëndimore.

Më vonë iu bashkuan India, Pakistani dhe Irani.

Shtetet vëzhguese dhe partnerët e dialogut përfshijnë Turqinë, Arabinë Saudite dhe Egjiptin.