Botë

Bjellorusia përforcon kufirin me Ukrainën

Bjellorusia

Foto: Ilustrim

Bjellorusia po përforcon kufirin e saj me Ukrainën pasi zyrtarë të saj kanë njoftuar se mërkurën kanë rrëzuar një dron që sipas tyre e kishte kaluar ilegalisht kufirin. 

Të premten ministria e Mbrojtjes bjelloruse ka njoftuar se ka vendosur një divizion të sistemeve të shumta raketore për të testuar gatishmërinë e tyre luftarake.

Shërbimi kufitar i Bjellorusisë njoftoi më herët të premten se siguria kufitare ishte duke u forcuar. Në deklaratë thuhet se stafi i sigurisë të mërkurën kishte rrëzuar një dron pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Ukraina, siç thuhet për të mbledhur informacione rreth infrastrukturës kufitare bjelloruse, raporton Reuters. 

Më herët gjatë javës, shërbimi kufitar ka ishte në dijeni se një njësi e luftëtarëve rusë pro-ukrainas ishte e pranishme në një rajon ukrainas në kufi me Bjellorusinë.

Ministria e Mbrojtjes publikoi më vonë imazhe të sistemeve të shumta raketore bjelloruse të vendosura përgjatë kufirit pranë zonave të pyllëzuara.