Botë

Bjellorusia nis stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën

Bjellorusia

Foto: ilustrim

Bjellorusia ka nisur stërvitjet ushtarake të martën në rajonet me kufi me Ukrainën, Lituaninë dhe Poloninë, thuhet në njoftimin bjellorus.

Siç ka raportuar mediumi britanik TheGuardian, stërvitja treditore në rajonet Gomel dhe Grodno synojnë të stërvitin oficerët dhe trupat e mbrojtjes territoriale. Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë ka thënë se këto stërvitje ushtarake po bëhen edhe për mënyrën e reagimi “në rast se ligji ushtarak hyn në fuqi”.

Bjellorusia është aleati më i afërt i Rusisë dhe territori i saj ishte shfrytëzuar për t’u dërguar trupa në Ukrainë.

Kjo nuk është hera e parë që Bjellorusia kryen stërvitje pranë Ukrainës dhe pranë dy vendeve anëtare  të Bashkimit Evropian.