Në Bjellorusi po mbahen zgjedhjet presidenciale të dielën, teksa pritet që presidenti autoritar, Aleksander Lukashenko të vazhdojë të mbetet në pushtet.
Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se 30 vjet, është gati të zgjasë sundimin e tij në zgjedhjet që përfundojnë të dielën dhe të cilat opozita i konsideron si një farsë, raporton AP.
Autokrati 70-vjeçar u quajt "diktatori i fundit i Evropës" për shtypjen e tij të pamëshirshme ndaj disidencës dhe fjalës së lirë.
Fitorja e tij në vitin 2020 u denoncua si mashtruese brenda dhe jashtë vendit dhe vendi me nëntë milionë banorë pati protesta që zgjatën për muaj të tërë e në të cilat u arrestuar mijëra persona.
Aktivistët e opozitës u burgosën ose u detyruan të iknin jashtë vendit. Lukashenko është aleati kryesor i Rusisë, dhe ka lejuar Moskën që të përdorë territorin bjellorus për të pushtuar Ukrainën në vitin 2022.