Botë

Bizneset e vogla në Kinë po përballen me vështirësi pas tarifave të Trumpit

Donald Trump

Dy ekonomitë më të mëdha të botës kanë arritur një bllokadë dhe produktet kineze të destinuara për shtëpitë në SHBA janë duke u grumbulluar në dyshemetë e fabrikave. Efektet e kësaj lufte tregtare me shumë gjasë do të ndihen në kuzhinat dhe dhomat e ndenjës në të gjithë Amerikën, që do të duhen t’i blejnë këto produkte me çmime më të larta

“Trumpi është i çmendur”, thotë Lionel Xu, që është i rrethuar nga pajisjet për largim të mushkonjave që prodhon kompania e tij. Dikur ato ishin shumë të shitura në shitoret e Walmart në SHBA.

Tani produktet e tij po qëndrojnë të paketuara në depo në Kinë dhe do të qëndrojnë aty vetëm nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump i largon tarifat e tij prej 145% ndaj produkteve kineze që importohen në SHBA.

“Kjo është shumë e vështirë për ne”, ka shtuar ai.

Rreth gjysma e të gjitha produkteve të prodhuara nga kompania e tij “Sorbo Technology” shiten në SHBA.

Është kompani e vogël për standardet kineze dhe ka rreth 400 punëtorë në provincën Zhejiang. Por ata nuk janë vetëm në këtë dhimbjes të kësaj lufte ekonomike.

“Jemi të shqetësuar. Çfarë nëse Trumpi nuk e ndryshon mendjen? Ajo do të ishte e rrezikshme për fabrikën tonë”, ka shtuar Xu.

Aty afër, Amy është duke ndihmuar të shesë prodhues të akulloreve në tendën e saj për Guangdong Sailin Trade Company. Blerësit kyçë të saj, duke përfshirë Walmartin, janë po ashtu nga SHBA-ja.

“Ne vetëm se kemi ndaluar prodhimin. Të gjitha produktet janë në depo”, ka deklaruar ajo.

Ishte e njëjta histori pothuajse në të gjitha tendat në panairin e shitjeve Canton në pjesën tregtare të Guangzhout.

“Ndoshta, do të bëhet më mirë brenda një muaji apo dy”

Xu, ishte duke u përgatitur për të dalë në drekë me disa blerës australianë. Ata kanë ardhur me synimin për t’i ulur çmimet.

“Do të shohin”, ka thënë ai për tarifat. Ai beson se Trumpi do të dorëzohet.

“Ndoshta, do të bëhet më mirë brenda një muaji apo dy, ndoshta, ndoshta”, lutet Xu.

Javën e kaluar, presidenti Trump përkohësisht ka pezulluar shumicën e tarifave pas reagimit të tregut global të aksioneve.

Por ai ka mbajtur taksat në import ndaj produkteve kineze. Pekini është përgjigjur duke vendosur taksat e veta prej 125% ndaj importeve amerikane.

Kjo lëvizje i ka zënë të papërgatitur më shumë se 30,000 biznese që kanë ardhur në panairin vjetor për t’i promovuar produktet e tyre në disa salla me madhësi sa 200 fusha futbolli.

Në seksionin e produkteve të shtëpisë, firmat kanë vendosur gjithçka që nga lavatriçet deri në tharëset e rrobave, brushat elektrike të dhëmbëve e deri te shtrydhësit e frutave. Blerësit vijnë nga e gjithë bota për të parë vetë produktet dhe të bëjnë marrëveshje.

Por kostoja e një pastruesi me vakum apo ndonjë produkti tjetër kuzhine nga Kina, me tarifat e shtuara, tani është shumë e lartë për shumicën e firmave amerikane.

Dy ekonomitë më të mëdha të botës kanë arritur një bllokadë dhe produktet kineze të destinuara për shtëpitë në SHBA janë duke u grumbulluar në dyshemetë e fabrikave.

Efektet e kësaj lufte tregtare me shumë gjasë do të ndihen në kuzhinat dhe dhomat e ndenjës në të gjithë Amerikën, që do të duhen t’i blejnë këto produkte me çmime më të larta.

Kina e ka mbajtur qëndrimin e saj dhe ka premtuar ta luftojë këtë luftë tregtare “deri në fund”.

Po ashtu ky qëndrim përdoret nga disa në panair. Hy Vian, i cili po shikonte të blinte furra elektrike për kompaninë e tij, i ka injoruar ndikimet e tarifat.

“Nëse ata nuk duan që ne të eksportojmë – lëri le të presin. Ne veçse kemi një treg të brendshëm në Kinë, ne do t’ua japim produktet më të mira kinezëve në fillim”, ka shtuar ai.

Pasiguria

Kina ka një popullsi të madhe prej 1.4 miliard njerëzish dhe në teori është një treg i madh i brendshëm.

Politikëbërësit kinezë po ashtu kanë tentuar të stimulojnë më shumë rritje në një ekonomi të ngecur, duke inkurajuar konsumatorët të shpenzojnë.

Por nuk është duke funksionuar. Shumë nga klasa e mesme e vendit kanë investuar kursimet e tyre në blerjen e shtëpisë për familjen, vetëm të shohin çmimet në rënie gjatë katër vjetëve të fundit. Tani ata duan të kursejnë para – jo t’i shpenzojnë ato.

Derisa Kina mund të jetë vend më i mirë për t’i përballuar krizat se vendet e tjera, realiteti është se akoma është një ekonomi e fokusuar në eksport. Vitin e kaluar, eksportet kanë përbërë rreth gjysmën e rritjes ekonomike të vendit.

Kina po ashtu mbetet fabrika e botës – me Goldman Sachs që përllogarit se rreth 10 deri në 20 milionë njerëz në Kinë mund të punojnë vetëm për eksportet për në SHBA.

Disa nga këta punëtorë vetëm se e kanë ndier ndikimin.

Jo larg panairit të Cantonit, janë disa korridore me dyqane në Guangdong që prodhojnë rroba, këpucë dhe çanta. Kjo është zona e prodhimit për kompanitë siç janë Shein dhe Temu.

Secila ndërtesë mban disa fabrika në disa kate ku punëtorët punojnë për 14 orë në ditë.

Në një trotuar, afër disa fabrikave të këpucëve, disa punëtorë janë duke biseduar dhe tymosur.

“Gjërat nuk po shkojnë mirë”, thotë njëri, i cili preferoi të deklarohet anonimisht. Shoku i tij e shtyn të mos flasë. Diskutimi i vështirësive ekonomike mund të ndihet në Kinë.

“Ne kemi pasur probleme që nga pandemia e COVID-it, dhe tani është kjo lufta tregtare. Unë paguhesha 300-400 yuan (36-48 euro) në ditë, dhe tani jam me fat nëse arrij 100 yuan (12 euro) në ditë”, shtoi ai.

Punëtori thotë se është e vështirë për të gjetur punë këto ditë. Të tjerët që prodhojnë këpucë në rrugë po ashtu thanë se ato kanë marrë mjaftueshëm për të jetuar një jetë bazike.

Derisa disa në Kinë ndihen krenarë me produktet e tyre, të tjerët ndiejnë ndikimin e rritjes së tarifave dhe hamendësojnë se si do të përfundojë kjo krizë.

Kina po përballet me mundësinë e humbjes së një partneri tregtar i cili blen më shumë se 350 miliardë euro produkte çdo vit, por ndikimi do të ndihet edhe në anën tjetër, me ekonomistët që paralajmërojnë se SHBA-ja do të shkojë drejt recesionit.

Si shtesë e pasigurisë është presidenti Trump, i cili njihet për politikat e tij të skajshme. Ai ka vazhduar të shtyjë Pekinin dhe Kina ka refuzuar të dorëzohet.

Gjithsesi, Pekini ka deklaruar se nuk do të shtojë më shumë në tarifën e tanishme prej 125% në produktet amerikane. Tha se mund të hakmerret në mënyra të tjera.

Është raportuar për pak kontakt mes Washingtonit dhe Pekinit dhe asnjëra palë nuk duket se është e gatshme që këto kohë të shkojë në tavolinën e negociatave.

Në të njëjtën kohë, disa kompani në panairin Canton janë duke përdorur organizimin për të tentuar të gjejnë tregje të reja.

Amy shpreson se prodhuesit e saj të akulloreve do të shkojnë në një drejtim të ri.

“Shpresojmë të hapim tregjet e reja evropiane. Ndoshta Arabinë Saudite – dhe sigurisht Rusinë”, ka shtuar ajo.

Disa besojnë se akoma mund të bëjnë para në Kinë. Në mesin e tyre është Mei Kunyan, 40-vjeç, i cili thotë se është duke bërë rreth 1,200 euro në muaj në kompaninë e tij të këpucëve që shet te konsumatorët kinezë. Shumë prodhues të këpucëve janë zhvendosur në Vietnam ku fuqia punëtore është më e lirë.

Mei po ashtu ka zbuluar diçka që bizneset rreth tij janë duke zbuluar tani: “amerikanët janë shumë dinakë”.