Botë

Bisedimet për armëpushim në Gaza pritet të rifillojnë ditëve në vijim

Trupat izraelite te porta ne Gaza

Foto: AFP

Bisedimet për një armëpushim të mundshëm në Gaza dhe marrëveshje për lirim të pengjeve pritet të rifillojnë në Doha në ditët në vijim, kanë thënë zyrtarë nga SHBA-ja, Izraeli dhe Katari, transmeton “BBC”. 

Një zëdhënës i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se delegacioni izraelit do të udhëtojë në Katar të dielën. Nuk është ende e qartë nëse Hamasi është pajtuar të marrë pjesë në bisedime. SHBA-ja beson se vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, javën e kaluar, mund të ketë hapur derën për një marrëveshje. Hamasi e ka akuzuar Izraelin se po e bllokon çdo mundësi për marrëveshje. “Pa Sinwarin, ka një mundësi reale për t’i sjellë në shtëpi pengjet dhe për ta realizuar qëllimin”, ka thënë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. 

Blinken ka thënë se qëllimi është të arrihet marrëveshje “që Izraeli të tërhiqet, që Hamasi të mos mund të riformohet dhe që populli palestinezë ta rindërtojë jetën e tij dhe të rindërtojë të ardhmen e tij”.