Botë

Bill e Hillary Clinton mbështesin Harrisin

Bill dhe Hillary Clinton

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, thanë se e mbështesin Kamala Harrisin për kandidate për presidente të SHBA-së.

“Ne jemi të nderuar t'i bashkohemi presidentit në miratimin e zëvendëspresidentes, Kamala Harris, dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë”, thuhet në një deklarim të përbashkët.

Senatori i pavarur, Bernie Sanders, pati fjalë të mira për presidentin amerikan, Joe Biden, pasi ai u tërhoq nga gara presidenciale.

Sanders shkroi në rrjetin social “X” se Bideni u ka shërbyer me dinjitet Shteteve të Bashkuara.

“Joe Biden i ka shërbyer vendit tonë me nder dhe dinjitet. Si presidenti i parë që ka ecur ndonjëherë në një linjë me punëtorët grevistë, ai ka qenë presidenti më pro-punëtorëve në historinë moderne amerikane. Faleminderit zoti presidenti për gjithçka që keni bërë”, ka deklaruar senatori Sanders.

Lexo përditësimet tjera
Joe Biden

Bideni tërhiqet nga gara për president

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është tërhequr nga gara presidenciale, pas kritikave nga aleatët...