Botë

Bie popullariteti i SHBA-së në të gjithë botën

Joe Biden

Popullariteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si fuqi globale po bie në mbarë botën, veçanërisht në vendet me shumicë myslimane, sipas Indeksit të Perceptimit të Demokracisë 2024 të publikuar të mërkurën, shkruan “Politico”.

Duke përfshirë rreth 63 mijë të anketuar në 53 vende, indeksi përmbledh qëndrimet ndaj demokracisë, gjeopolitikës dhe shteteve të fuqisë globale.

Reputacioni ndërkombëtar i SHBA-së është goditur që nga fillimi i vitit 2023, veçanërisht në vendet myslimane ku mbështetja e palëkundur e Uashingtonit për Izraelin në luftën në Gaza është dëshmuar shumë përçarëse.

Tani, Evropa po i bashkohet trendit. “Për herë të parë që nga fillimi i administratës së Bidenit, shumë vende të Evropës Perëndimore i janë kthyer perceptimeve negative për SHBA-në, siç është Irlanda, Belgjika dhe Zvicra”, ka thënë Frederick DeVeaux, studiues i lartë për kompaninë e anketimit “Latana” që përpiloi indeksin.

Ndërkohë, perceptimet pozitive për Kinën në Azi, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine vazhdojnë të rriten, duke e çuar perceptimin global të Pekinit në pozitiv, pavarësisht skepticizmit të vazhdueshëm evropian.

Rusia, duke luftuar me perceptimet jashtëzakonisht negative në të gjithë globin shkaku i pushtimit të Ukrainës, po rregullon imazhin në shumicën e rajoneve të anketuara, me përjashtim të Evropës.

Popullariteti i lëkundur i Amerikës, i kombinuar me përmirësimin e Rusisë dhe Kinës, do të thotë se këto të fundit tani shihen po aq pozitivisht sa SHBA-ja në shumicën e vendeve të anketuara në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Azi.

Më shumë se veç një sondazh i thjeshtë për popullaritetin sondazh, qëndrimet e shprehura në indeks mund të ndikojnë në aftësinë e qeverive për të penguar ose reaguar ndaj fuqive globale. Në Gjermani, për shembull, pakënaqësia e brendshme e lidhur me rritjen e çmimeve të energjisë nxiti protesta dhe kundërshtime ndaj kufizimeve të eksportit të naftës ruse pas sulmit të Moskës në shkurt të vitit 2022 ndaj Ukrainës.

Qëndrimet ndaj kufizimit të naftës ruse gjithashtu janë tkurrur në të gjithë globin.

LEXO EDHE: