Botë

Bidenin e zë gjumi në mesin e takimit me liderët afrikanë

Joe Biden

Një video e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku atë e zë gjumi gjatë një takimi është bërë virale në rrjetet sociale.

Biden ishte në Angola për një takim me liderët afrikanë dhe në video mund të shihet se ishte mjaft i lodhur. Ai mbyll sytë për disa sekonda në mesin e takimit.

VIDEO:

 

 

Kjo nuk është hera e parë që Bideni e ngatërron publikun me veprimet e tij.

Së fundmi ai e quajti veten bashkëshorti i Joe Bidenit.

Ka pasur edhe ngatërresa të tjera gjatë mandatit të tij si president, çka bëri që të tërhiqej nga kandidimi dhe t’i lironte vendin Kamala Harris.