Botë

Bideni viziton Floridan për të parë nga afër dëmet e uraganit Milton

Joe Biden

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Joe Biden ka arritur të dielën në Florida për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar në bregun e Gjirit të Floridës nga uragani Milton.

Vizita e presidentit të dielën vjen pasi ai i kërkoi Kongresit të miratojë para shtesë për fatkeqësitë e emergjencës, pasi uraganet e njëpasnjëshme goditën juglindjen, raporton AP.

Shumë shtetas të Floridas kaluan pjesën më të madhe të së shtunës ose duke pritur orë të tëra në radhë për gaz, duke u përpjekur të ktheheshin në shtëpi, ose duke filluar punën e mundimshme të pastrimit pas uraganit Milton.

Guvernatori Ron DeSantis ka thënë se u hapën disa depo karburanti ku banorët mund të merrnin 10 litra gaz falas. 

Zyrtarët po përdornin gjithashtu rezervat shtetërore të karburantit për të rimbushur stacionet e karburantit të zonës.

Moody's Analytics vlerëson se kostot ekonomike nga stuhia do të variojnë nga 50 deri në 85 miliardë dollarë.