Botë

Bideni thotë se “rendi duhet të mbizotërojë” për protestat propalestineze

Joe Biden

Joe Biden

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Joe Biden ka mbrojtur të drejtën e fjalës së lirë, por thotë se “rendi duhet të mbizotërojë” në kampuset e kolegjeve. 

Presidenti demokrat ka thënë se protestat pro-palestineze në kampus nuk e kanë shtyrë atë të rimendojë politikat e tij për Lindjen e Mesme, raporton AP.

Komentet e Bidenit të enjten thyen disa ditë heshtjeje ndërsa policia goditi kampet e ngritura për të treguar solidaritet me Gazën. 

Republikanët janë përpjekur t'i kthejnë skenat e trazirave në kampus në një kupë fushate kundër demokratëve. 

Protestat e studentëve në kampuset e kolegjeve kanë arritur një pikë vlimi pasi administratorët iu drejtuan policisë për të pastruar kampet. 

Protestuesit e kampusit të kolegjit duan që SHBA-ja të ndërpresë mbështetjen për Izraelin.

LEXO EDHE: