Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë të premten se ekziston një mundësi për marrëveshje me Izraelin dhe Iranin në një mënyrë që potencialisht do t’i jepte fund konfliktit të tyre në Lindjen e Mesme për një kohë.
Duke folur para gazetarëve në përfundim të vizitës në Berlin, Bideni ka theksuar se e ka një ide se si dhe kur Izraeli do të hakmerret kundër sulmit me raketa të Iranit, por nuk ka pranuar të flasë më shumë për këtë, raportoi Guardian.
“Ka një mundësi për mendimin tim dhe kolegët e mi pajtohen se ndoshta mund të merremi vesh me Izraelin dhe Iranin në një mënyrë që i jep fund konfliktit për një kohë”, ka thënë ai.
Ai po ashtu është shprehur se ka mundësi për të punuar drejt një armëpushimi në Liban, por se më i vështirë do të jetë në Gaza.