Presidenti amerikan, Joe Biden, ia ka bërë të qartë kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, se duhet të arrihet marrëveshja për armëpushim dhe lirim të pengjeve.
Biden ka folur me Netanyahun përmes telefonit të enjten, ndërsa ka skepticizëm se Hamasi mund ta pranojë një propozim për armëpushim që kërkon lirimin e pengjeve, por që sipas tij, nuk jep garanci se trupat izraelite tërhiqen pas kësaj.
“Sërish e bëra të qartë se ne duhet ta mbyllim marrëveshjen për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, dhe diskutuam për bisedimet e ardhshme në Kajro për të hequr pengesat e mbetura”, ka shkruar Biden në platformën X.
Sot priten në rifillojnë negociatat në Kajro. Ato dështuan të finalizoheshin me një marrëveshje herën e fundit pasi Hamasi – i cili nuk ka marrë pjesë në to – ka thënë se propozimi i përshtatet kërkesave të Izraelit. Ky propozim ndan tri faza, ku faza e parë përfshinë armëpushimin gjashtë-javor me lirimin e një numri pengjesh. Në fazën e dytë parashihet tërheqja e trupave izraelite, gjë për të cilën Hamasi por edhe Egjipti, si ndërmjetësues, kanë thënë se nuk janë dhënë garanci.