Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka hedhur poshtë raportimet se Izraeli mund të nisë sonte një sulm në drejtim të Iranit, raporton “BBC”.
I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse SHBA-ja do ta lejojë Izraelin të reagojë ndaj sulmeve të Iranit të martën, Biden tha: “Së pari, ne nuk ‘lejojmë’ Izraelin, ne e këshillojmë Izraelin. Dhe asgjë s’do të ndodhë sot”.
Pas sulmit me rreth 200 raketa balistike nga Irani, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e paralajmëroi Iranin, duke thënë se ka bërë “gabim të madh dhe do të paguajë”.
I pyetur për mundësinë që Izraeli t’i godasë rezervarët e naftës në Iran, si hakmarrje ndaj sulmit të Teheranit me raketa, Biden ka thënë se po bisedohet kjo mundësi.
“Ne jemi diskutuar për këtë”, tha Biden.