Presidenti amerikan, Joe Biden ka premtuar kontributin prej 4 miliardë dollarësh për fondin e Shoqatës Ndërkombëtare të Zhvillimit të Bankës Botërore (IDA) për vendet më të varfra të botës, kanë thënë të hënën dy burime për Reuters.
Bideni ka dhënë zotimin gjatë një sesioni të mbyllur në samitin e G20-s në Rio de Janerio, sipas burimeve, që kanë folur në kushte anonime.
Shuma është rekord dhe i tejkalon ndjeshëm 3.5 miliardë dollarët e Washingtonit, dhënë në raundin e mëparshëm të rimbushjes së fondeve të IDA-së, në dhjetor të vitit 2021.
Kontributi vjen, pasi presidenti Biden e ka autorizuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina kundër Rusisë.
Gjatë takimit të samitit, presidenti gjithashtu e ka përsëritur mbështetjen e qeverisë amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës