Presidenti amerikan, Joe Biden, i përlotur doli në skenën e Konventës Kombëtare Demokratike të hënën mbrëma në Çikago, teksa u prit me brohoritjen "Faleminderit, Joe".
Bideni në fjalimin e tij hapës të Konventës ka thënë se ka dhënë më të mirën për Amerikën dhe se zgjedhja e zëvendëspresidentes, Kamala Harris, për ta zëvendësuar si kandidate për presidente, ishte zgjedhja më e mirë që kishte bërë ndonjëherë, raporton BBC.
“Kam bërë, kam bërë shumë gabime në karrierën time. Por ua kam dhënë më të mirën time. Për 50 vjet, si shumica prej jush, i kam dhënë zemrën dhe shpirtin kombit tonë, dhe kam qenë miliona herë i bekuar me mbështetjen e popullit amerikan. Kam qenë shumë i ri për t’u bërë pjesë e senatit, sepse atëherë nuk i kisha ende as 30 vjet, dhe shumë i vjetër për të qëndruar si president. Por shpresoj se e dini se sa mirënjohës jam për të gjithë ju”, është shprehur Bideni në fund të një fjalimi të gjatë dhe emocionues duke mbrojtur trashëgiminë e tij dhe duke përshëndetur Kamala Harrisin.
Presidenti ka thënë se demokratët ishin "në një betejë për shpirtin e Amerikës" përpara garës së nëntorit kundër Donald Trumpit.
VIDEO:
What I admire most about Joe is his decency, his resilience, and his unshakable belief in the promise of our country. Over the last four years, those are the values America has needed most. I am proud to call him my president, and I’m so grateful to call him my friend. pic.twitter.com/7eI4pc5VOQ
— Barack Obama (@BarackObama) August 20, 2024
Bidenit iu bashkua në skenë pas fjalimit gruaja dhe fëmijët e tij, si dhe Harris dhe kandidati për zëvendëspresident, Tim Walz.
Hillary Clinton, e cila humbi kundër Donald Trumpit në vitin 2016, ka thënë në një fjalim po ashtu në natën e parë të Konventës se ata ishin afër ta shihnin Kamala Harris si presidentja e parë femër e Amerikës.
"Unë e njoh zemrën e saj. Dhe integritetin e saj. Ne të dyja filluam si avokate të reja duke ndihmuam fëmijët që u keqtrajtuan dhe ata të neglizhuar. Kjo lloj pune ndryshon një person. Ata fëmijë qëndrojnë me ju. Kamala mbart me vete shpresat e çdo fëmije që ajo mbrojti, çdo familje që ajo i shërbeu. Pra, si presidente, ajo do të jetë një luftëtare ne punë dhe po, ajo do të rivendosë të drejtat e abortit në mbarë vendin”, ka deklaruar Clinton.
Harris është rritur në sondazhet kundër Trumpit që kur ajo u nominua për të zëvendësuar Bidenin muajin e kaluar, megjithëse gara mbetet jashtëzakonisht e ngushtë.
LEXO EDHE: