Botë

Bideni do të takohet me Netanyahun të enjten

Joe Biden - Benjamin Netanyahu

Joe Biden - Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpres kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ka bërë të ditur sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Ajo ka thënë se dy liderët do të diskutojnë zhvillimet në Gaza dhe përparimin në bisedimet për planin e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve, të prezantuar nga SHBA-ja, raporton CNN.

Biden dhe Netanyahu do të takohen së bashku edhe me familjarët amerikane të pengjeve që po mbahen edhe më tutje në Gaza. 

Zëvendëspresidentja, Kamala Harris do të takohet po ashtu ndaras me Netanyahun të enjten.

Kryeministri izraelit, Netanyahu pritet t'i drejtohet të mërkurën Kongresit të SHBA-së në përpjekjet për ta rritur mbështetjen për luftën e tij në Rripin e Gazës.

Raportohet se më shumë se 30 ligjvënës demokratë nuk do të jenë të pranishëm të mërkurën në Kongres, gjatë fjalimit të Netanyahut.

Fjalimi i Netanyahut para ligjvënësve pritet të fillojë në ora 14:00 sipas kohës lokale.

LEXO EDHE: