Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike të dielën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa po vazhdon të rritet presion ndaj Izraelit e Hamasit që të arrihet një marrëveshje armëpushimi gjatë të cilës do të liroheshin disa nga pengjet izraelite, raporton agjencia “AP”.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Bideni e ka ripërsëritur “qëndrimin e tij të qartë” ndërsa Izraeli po planifikon ta nisë ofensivën në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, ku janë të strehuar mbi 1 milionë palestinezë.
SHBA-ja e ka kundërshtuar pushtimin e Rafahut, duke cituar katastrofën e mundshme humanitare. Njëjtë kanë kundërshtuar edhe aleatët tjerë të Izraelit. Izraeli është në mesin e shteteve që Sekretari amerikan Antony Blinken planifikon ta vizitojë ndërsa ai e nisë vizitën e tij në Lindjen e Mesme sot.
Bideni po ashtu ka cekur nevojë për të arritur progres në dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.
Telefonata zgjati më pak se një orë dhe se Bideni e Netanyahu u pajtuan se mbetet te Hamasi ta pranojë ofertën e fundit në negociata, ka thënë një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti.