Lufta në Gaza

Biden: Netanyahu po gabon

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Foto: Getty

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se beson që kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po gabon me mënyrën e menaxhimit të situatës në Gazë.

“Mendoj se ai po gabon. Nuk pajtohem me qasjen e tij”, ka thënë ai në një intervistë.

Bideni ka thënë se Gaza duhet të ketë qasje të plotë në ushqim dhe ilaçe për gjashtë deri tetë javët e ardhshme.

Javën e shkuar ai paralajmëroi se përkrahja amerikane për luftën varet nëse Izraeli lejon hyrjen e më shumë ushqimi e barnave në Gazë.

Izraeli ka mohuar se po bllokon hyrjen e ndihmave në Gaza. Madje ka akuzuar agjenci të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se po dështon që t’ua dërgojë ndihmën njerëzve që kanë nevojë. 

Pasi javë më parë bisedimet për armëpushim dështuan, tani presioni ndërkombëtar është rritur.

Një intervistë të fundit në rrjetin televiziv amerikan në gjuhën spanjolle “Univision”, Bideni e ka quajtur të tmerrshme mënyrën se si vetura të Kuzhinës Qendrore Botërore u goditën nga dronët, javën e shkuar. Izraeli ka pranuar “gabimin” që çoi në vdekjen e shtatë zyrtarëve.

“Ajo që po bëj thirrje unë është që të gjithë izraelitët të bëjnë thirrje për armëpushim, të lejojnë për gjashtë, tetë javë, qasje totale të ushqimeve dhe ilaçeve që të hyjnë në shtet”, ka thënë Bideni.

Presidenti ka thënë në të kaluarën se Hamasi duhet të ndalet dhe të lirojë pengjet.

Lufta në Gaza ka bërë gjashtë muaj që nga shpërthimi. Militantët e Hamasit vranë më shumë se 1200 persona më 7 tetor në disa sulme. Ndërsa Izraeli u kundërpërgjigj me vrasjen e më shumë se 33 mijë palestinezëve, shumica civilë.