Protestat e nisura nga studentët në Turqi kanë nxituar kreativitetin e qytetarëve. Një person është parë gjatë protestës i veshur me maskotën e ikonës së famshme të filmave të animuar “Pikachu”.
E video dhe imazhe të tij janë bërë virale në internet. Një video që shfaq “Pikachun” duke ikur nga Policia është bërë virale në platformën X duke marrë miliona klikime.
Pos klikimeve, videot dhe maskota ka marrë mbështetje të madhe nga përkrahësit e protestuesve.
Protestat në Turqi janë nxitur pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, rivali kryesor i presidentit, Recep Tayyip Erdogan. Imamoglu ishte zgjedhur nga partia e tij si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 2028-s.
Ai ka performuar mirë në sondazhet e fundit kundër Erdoganit, për të cilin zgjedhja e tij si kryebashkiak i qytetit më të madh të Turqisë në vitin 2019 ishte një goditje e madhe.
Deri të martën, Ministria e Brendshme e Turqisë ka njoftuar se janë arrestuar më rreth 1,400 protestues, duke përfshirë edhe gazetarë lokalë dhe të huaj.
Pikachu da gazdan etkilenenler arasındaydı: "Not today!" pic.twitter.com/w3AlZUjr0o
— Haber Report (@HaberReport) March 27, 2025