Bashkimi Evropian ka rënë dakord që të zgjerojë sanksionet ndaj prodhuesve iranianë të dronëve dhe raketave pas sulmit të paprecedentë të Teheranit ndaj Izraelit.
“Është shumë e rëndësishme të bëjmë gjithçka për të izoluar Iranin”, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Blloku tashmë ka sanksione të shumta kundër Iranit, duke përfshirë ato për shitjen e dronëve Rusisë për përdorim në luftën e saj kundër Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lënë të kuptohet se do të vendosë masat e veta në ditët në vijim, raportoi BBC.
Sanksionet e reja të BE-së u ranë dakord gjatë një samiti në Bruksel, i cili shënoi takimin e parë midis 27 liderëve të bllokut që nga sulmi i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit të shtunën, duke përfshirë më shumë se 300 raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani, Iraku, Siria dhe Jemeni, të cilët u rrëzuan nga Izraeli dhe aleatët e tij.
Teherani ka pohuar se ishte një hakmarrje për një sulm ajror izraelit në konsullatën e tij në Siri më 1 prill, në të cilin u vranë 13 persona.
Izraeli nuk e ka përjashtuar një përgjigje kundër Iranit.