Botë

BE-ja dhe OKB-ja e mbështesin planin e paqes për Gazën

Lufta në Gaza

Lufta në Gaza

Foto: Associated Press

Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara e kanë mirëpritur planin për t’i dhënë fund luftës në Gaza, të paraqitur nga presidenti amerikan, Joe Biden, të premten.

Bideni ka paraqitur propozimin me tri faza të Izraelit. Ai ka thënë se “Hamasi nuk është më i aftë të kryej një tjetër 7 tetor”.

“E gjithë mbështetja jonë për udhërrëfyesin e Bidenit për armëpushim të qëndrueshëm dhe lirimin e pengjeve që çojnë në ndërprerje të përhershme të armiqësisë, tërheqjen e Forcave Ushtarake të Izraelit dhe fillimin e rindërtimit. Lufta duhet të përfundojë menjëherë”, ka shkruar shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po ashtu ka shkruar se plotësisht pajtohet me propozimin dhe se ky plan është “mundësi për të ecur përpara përfundimit të luftës dhe vuajtjes së civilëve në Gaza”.

“Kjo qasje me tre hapa është e balancuar dhe realiste”, ka thënë ajo.

Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, është përgjigjur po ashtu pozitivisht.

“Sekretari i përgjithshëm shpreson shumë se kjo do të çojë në një marrëveshje nga palët për paqe të qëndrueshme”, ka thënë ai.