Botë

BE-ja dërgon një diplomat në Damask për të biseduar me rebelët sirianë

Kaja Kallas

Foto: Associated Press

BE-ja do të dërgojë një diplomat të lartë në Damask për të krijuar kontakte me udhëheqësit e rinj të Sirisë, pas rënies së diktatorit, Bashar al-Assad.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas ka thënë se ka ngarkuar një diplomat të lartë që të shkonte në Damask të hënën "për të vendosur kontakte me qeverinë e re dhe njerëzit atje", raporton The Guardian.

Kallas e ka bërë të ditur vendimin e saj përpara një takimi të 27 ministrave të Jashtëm të BE-së, të cilët tha se do të diskutojnë se si të angazhohen me udhëheqjen re të Sirisë.

Siria, ka thënë Kallas, është përballur me një "të ardhme optimiste, pozitive, por mjaft të pasigurt" teksa, akterët e jashtëm, sipas saj, duhet të sigurohen që ajo të shkojë në drejtimin e duhur.

Në fundjavë, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së mori pjesë në bisedimet në Jordani me krerët arabë, Turqinë dhe SHBA-në. 

Në një postim të saj në X, Kallas thënë se kishin rënë dakord se e ardhmja e Sirisë duhet të bazohet në "stabilitetin, sovranitetin, integritetin territorial, por edhe respektin për pakicat, ndërtimin e institucioneve dhe unitetin e qeverisë që përfshin të gjitha grupet në Siri".