Liban

Bashkohen dy fraksionet më të mëdha islame për ta luftuar Izraelin

Pjesëtarët e grupit “Jamma Islamiya” në Liban bartin trupin e një të vrari nga sulmet e Izraelit

Foto: Associated Press

Kreu i grupit militant dhe politik sunit libanez, grup i cili i është bashkuar një grupi militant shiit të Hezbollahut në luftën kundër Izraelit në kufirin e Libanit, ka thënë se konflikti ka ndihmuar në fuqizimin e bashkëpunimit mes të dyja grupeve. 

Sekretari i përgjithshëm i al-Jamma al-Islamiya, ose Grupi Islamik, Mohammed Takkoush, ka thënë se fraksioni i tij vendosi t’i bashkohej luftës përgjatë kufirit Liban-Izrael për shkak të ofensivës izraelite në Rripin e Gazës dhe sulmet ndaj qyteteve libaneze, raportoi AP. 

“Ne vendosëm t’i bashkohemi betejës si një detyrë kombëtare, fetare dhe morale. E bëmë për të mbrojtur tokat tona”, ka thënë Takkoush. 

Ai shtoi se bashkimin e forcave e bënë për të mbështetur “vëllezërit në Gaza” ku Izraeli po kryen “një masakër të hapur”. 

Ndërsa zona e kufirit libanez shihet si bastion i Hezbollahut dhe popullata e tij është shiite, ka po ashtu fshatra me suni. 

Tensionet mes dy sekteve kryesore të islamit – suni dhe shiit – kanë origjinën nga vdekja e profetit Muhamed. Ato vazhdojnë dhe sot dhe bashkëpunimi mes Hezbollahut dhe al-Jamma al-Islamiya është shumë i rrallë.