Shumë njerëz në dhe rreth qytetit italian të Napolit kanë kaluar natën në rrugë dhe në veturat e tyre pas një tërmeti që ka shkaktuar dridhjen e ndërtesave.
Sizmologët italianë kanë thënë se tërmeti me magnitudë 4.4 ka goditur në orën 01:25 me kohën lokale të enjten në një thellësi prej tri kilometrash.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së e ka përcaktuar atë si një lëkundje 10 km të thellë, raporton BBC.
Furnizimi me energji elektrike në disa pjesë të Napolit është ndërprerë.
Në qytetin e afërt të Pozzuoli, pranë epiqendrës së tërmetit, një person i lënduar është nxjerrë nga rrënojat e një shtëpie pjesërisht të shembur.
Napoli ndodhet në Fushat Phlegraean, një pellg vullkanik që e bën zonën në Italinë jugore të prirur ndaj tërmeteve.
Tërmeti i së enjtes është ndjerë në disa zona të rajonit të Campania, raportojnë mediat italiane.
Lëkundjet u pasuan nga të paktën dy pasgoditje më të dobëta.
Njerëzit janë parë duke lënë shtëpitë e tyre dhe duke u mbledhur në rrugët e Napolit, nga frika e më shumë dridhjeve.