Botë

Avioni mjekësor përplaset në ndërtesat e një lagjeje në Philadelphia

Avioni mjekësor përplaset në ndërtesa në Philadelphia

Një avion i vogël transporti është përplasur në disa ndërtesa në verilindje të Philadelphias, duke vënë shtëpitë në flakë dhe duke lënë të lënduar disa njerëz. Nuk u raportua për të mbijetuar nga gjashtë persona që ishin në avion.

Avioni ishte në një mision transporti mjekësor të premten në mbrëmje dhe në të ishin katër pjesëtarë stafi, një pacient fëmijë dhe shoqëruesi i pacientit, ka thënë “Jet Rescue Air Ambulance, kompani e avionëve mjekësorë.

Ekipet emergjente nxituan për te vendi i ngjarjes menjëherë ndërsa banorët u dyndën rrugëve.

Dëshmitarët e kanë përshkruar një skenë kaotike.

Fëmija në bordin e avionit po merrte trajtim në SHBA për një gjendje shëndetësore të rëndë dhe po kthehej në Meksikë.

Fëmija ishte me nënën, dy pilotë, një mjek dhe një ndihmësmjek.