Botë

Autoritetet ukrainase raportojnë për të lënduar nga sulmet e fundit ruse me dronë

Ukraina - sulm me dronë

Foto: Associated Press

Autoritetet ukrainase kanë raportuar për dëme dhe persona të lënduar nga sulmet e fundit ruse me dronë, që u lëshuan gjatë natës, raporton BBC.

Guvernatori i Kharkivit, Oleh Syniehubov, mëngjesin e së premtes ka thënë se dhjetëra persona janë lënduar, përfshirë fëmijë, si pasojë e një droni që ka rënë gjatë natës mbi një zonë të hapur.

Ai gjithashtu ka thënë se nga sulmet është dëmtuar një linjë elektrike dhe është djegur çatia e një spitali lokal në Zolochiv, ku sipas tij lëndime ka marr edhe një anëtar i ekipit të emergjencës. 

Shërbimi Shtetëror Emergjent i Ukrainës ka shtuar se spitali në fjalë ishte goditur për herën e dytë, porse punëtorët e emergjencës kishin arritur të strehoheshin në një vend më të sigurt.

Ky sulm ka ndodhur pas shkëmbimeve të shumta midis forcave ukrainase dhe atyre ruse të regjistruara të enjten, ka njoftuar stafi i gjeneralëve të Ukrainës përmes rrjetit social Facebook.

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar se Rusia ka lëshuar 27 dronë gjithsej në drejtim të vendit brenda natës – me sistemet ajrore mbrojtëse që rrëzuan 16 prej tyre.

9 dronë nuk arritën shënjestrën e tyre dhe janë cilësuar “pa pasoja negative”, thuhet në njoftim. 

Nga sulmet janë goditur rajonet e Kharkivit dhe Donetskut.