Autoritetet greke kanë konfiskuar kokainë me vlerë mbi 1 milion euro, që ishte fshehur në një kontejner bananesh, ka thënë një roje bregdetare.
Droga, e konfiskuar në portin “Piraeus”, është gjetur me ndihmën e njësisë së Hetimeve të Sigurisë Kombëtare e ambasadës së SHBA-së në Athinë, raporton Reuters.
Autoritetet gjetën rreth 35 kilogramë kokainë në 30 pako të fshehura në sistemin ftohës të kontejnerit, që dërgonte banane nga Ekuadori në Greqi.
Prodhimi i kokainës nga Amerika Jugore është rritur gjatë dekadës së fundit, me trafikantët ballkanikë që po ndihmojnë ta kthejnë Evropën në tregun më të madh të drogës në botë.