Botë

Autoritetet amerikane kapin drogë në vlerë 5 mln euro të mbështjellë në pako në formë shalqiri

Droga e kapur ne HSBA ne forme shalqirit

Autoritetet kufitare në SHBA kanë kapur drogë metamfetaminë në vlerë 5 milionë dollarë, në një kamionë që po barte shalqinj nga Meksika, raporton “BBC”. 

Droga ishte fshehur në një pako plastike me ngjyra të shalqirit. Ato pako ishin përzier brenda shalqinjve të vërtetë. 

Më tepër se dy tonë metamfetaminë – në total 1220 pako – u sekuestruan. 

Zyrtarët doganorë të SHBA-së kanë thënë se kamioni u ndal në pikën kufitare me Meksikë në Otay Mesa. 

Në letra thuhej se shoferi po transportonte shalqinj, por pas inspektimit u zbuluan sasi të metamfetaminës.  Shoferi u arrestua.