Botë

Austria drejt qeverisë së qendrës pas dështimit të koalicionit me të djathtën ekstreme

Lideri i Partisë Popullore të Austrisë (OVP), Christian Stocker

Foto: Associated Press

Dy partitë më të mëdha të qendrës në Austri janë duke shkuar rreth formimit të koalicionit qeverisës pa partinë e djathtë ekstreme, Partia e Lirisë (FPO). Partia e Lirisë dështoi ta formonte qeverinë. 
Kjo do të ishte hera e tretë nëse konservatorët e Partisë Popullore (OVP) dhe Socialdemokratët (SPO) arrijnë ta formojnë qeverinë bashkë me disa parti të vogla të qendrës. Përpjekja e parë e shtyrë nga OVP-ja dështoi në janar dhe pastaj tentativa e dytë nga Partia e Lirisë (FPO) e afërt me Rusinë, dështoi javën e kaluar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Partitë janë duke punuar për ta finalizuar një koalicion. Përfaqësuesit e partive nuk kanë konfirmuar apo mohuar raportet e dy gazetave rajonale, që njoftuan se një marrëveshje është arritur në atë se si të arrijnë deficitin buxhetor brenda kufirit të Bashkimit Evropian prej 3% të prodhimit ekonomik për një periudhë të caktuar. 

Zyrtarët nga SPO dhe OVP-ja, duke folur në kushte anonimiteti, paralajmëruan se ishte shumë e vështirë të thonë se kur do të arrihet një marrëveshje më e gjerë për koalicion, por deklaruan se bisedimet po avanconin shpejt dhe një marrëveshje mund të jetë e gatshme javën e ardhshme.