Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka njoftuar se ka arritur në nëntë numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi izraelit në qendër të Bejrutit të mërkurën mbrëma.
Ndërkohë, të paktën 14 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, sipas ministrisë libaneze të Shëndetësisë.
Sipas mbrojtjes civile të Bejrutit, një numër i të vrarëve janë oficerë shpëtimi dhe mjekë ndihmës.
Besohet se cak i sulmit ishte një ndërtesë banimi që përmbante një qendër mjekësore që besohet të jetë e lidhur me Hezbollahun.
LEXO EDHE: