Botë

Arrin në mbi 2000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Birmani

Ekipet e shpëtimit duke kërkuar të mbijetuar nga tërmeti shkatërrues në Birmani

Foto: Associated Press

Ka arritur në mbi 2000 numri i të vdekurve nga tërmeti 7.7 ballë rihter që goditi Birmaninë të premten, transmeton agjencia “AP”. 

Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar se Birmania mund të përballet me uri dhe shpërthim të sëmundjeve. Birmania edhe ashtu ishte e sfiduar nga lufta civile që e ka prekur me vite. 

Tërmeti kishte epiqendrën në afërsi të qytetit të dytë më të madh të Birmanisë, Mandalay. 

Dëmtoi aeroportin e qytetit, shkatërroi rrugët dhe shembi qindra shtëpi e ndërtesa. 
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.