Ushtria amerikane ka konfirmuar dërgesën e parë të ndihmës përmes portit të përkohshëm në Gaza.
Kamionët me ndihma kalojnë përmes portit të ri pasi Izraeli ka kufizuar kalimet nëpër kufijtë tokësorë.
“Kjo është një përpjekje e vazhdueshme, shumëkombëshe, për të dërguar ndihma për civilët palestinezë në Gaza përmes korridorit detar që është krejtësisht i natyrës humanitare”, thuhet në njoftimin e ushtrisë.
SHBA-ja pati nisur ndërtimin e portit javë më parë për të ndihmuar në dërgimin e ndihmave në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën ushtarake kundër Hamasit.
Të mërkurën, u raportua se qindra tonë ndihmë kishin arritur në Qipro ku nga aty do të niseshin drejt portit.