Botë

Arrestohen 234 persona në operacionin kundër drogës në Turqi

Turqi

Foto: Associated Press

Autoritetet turke kanë arrestuar 234 persona në një operacion të koordinuar me katër shtete evropiane kundër organizatave të trafikut të drogës, ka bërë të ditur të martën ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Ali Yerlikaya.

“Ne kemi arrestuar 234 kriminelë të nivelit të lartë, 225 brenda Turqisë e 9 të tjerë jashtë vendit”, ka thënë Yerlikaya, tek ka shtuar se 10 nga të dyshuarit kërkoheshin me urdhërarreste të kuqe të INTERPOL-it.

Ekipet policore të Belgjikës, Gjermanisë, Spanjës, Holandës dhe Turqisë ekzekutuan operacione të koordinuara, duke arrestuar persona që dyshoheshin për përfshirje në skema të prodhimit dhe trafikimit të kokainës, heroinës dhe lëndëve të tjera narkotike, transmeton Reuters.

Gjatë operacionit u sekuestruan qindra prona, vetura, aksione të kompanive dhe llogari bankare në vlerë prej 341 milionë dollarësh. 

Policia turke kishte bashkëpunuar për tetë muaj me agjencinë e Bashkimit Evropian, Europol, për të zbuluar lokacionet, deshifruar sekretet, kontaktet si dhe metodat e organizatës, ka shtuar Yerlikaya.