Botë

Arrestohet personi i tretë për planifikim të sulmit në koncertin e Taylor Swiftit

Taylor Swift

Autoritetet austriake të premten kanë njoftuar se kanë arrestuar të dyshuarin e terë në lidhje me planifikimin e sulmeve në koncertet e Taylor Swiftit në Vjenë. 

Sipas tyre i arrestuari i tretë është një shtetas irakian, 18-vjeçar, raporton AP.

I dyshuari kryesor për këtë rast një 19-vjeçar, raportohet se ka planifikuar të shënjestronte pjesëmarrësit e mbledhur jashtë stadiumit Ernst Happel, ku ishte planifikuar të mbaheshin koncertet, me thika ose eksplozivë gjatë koncertit të enjten ose të premten. 

Sipas autoriteteve “i dyshuari shpresonte të ‘vriste sa më shumë njerëz të ishte e mundur’”. Ai së bashku më një 17-vjeçar janë arrestuar më herët dhe janë dërguar në paraburgim. Të dy janë shtetas austriakë.
Për këtë rast është intervistuar edhe një 15-vjeçar, i cili nuk është arrestuar. 

Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publikë, pasi ligjet në Austri e ndalojnë këtë. 

Koncertet e planifikuara të Swiftit janë anuluar.