Botë

Arrestohet një francez në Rusi, dyshohet për spiunazh

Arrestimi i shtetasit francez ne Rusi

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur të enjten se kanë arrestuar një shtetas francez me dyshimin se ka mbledhur informacione lidhur me aktivitetet e ushtrisë ruse. 

Komiteti Shtetëror Hetimor i Rusisë ka njoftuar se i arrestuari dyshohet se gjatë një periudhe disavjeçare ka mbledhur me qëllim informacione në fushën e veprimtarive ushtarake dhe ushtarako-teknike të Federatës Ruse. 

“Ky informacion, kur merret nga burime të huaja, mund të përdoret kundër sigurisë së shtetit. Për këto qëllime, ai vizitoi vazhdimisht territorin e Rusisë, përfshirë qytetin e Moskës, ku zhvilloi takime me qytetarë rusë”, kanë deklaruar nga Komiteti Shtetëror Hetimor i Rusisë, raporton Reuters.

Autoritetet kanë thënë se burri, identitetin e të cilit nuk e kanë bërë publik, do të akuzohet së shpejti sipas ligjit rus për mos egjistrimin si “agjent i huaj”, shkelja e të cilit mund të dënohet deri në pesë vjet burgim.