Botë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e oficerit policor kilian

Dayonis Junior Orozco

Policia e Kolumbisë ka njoftuar se ka arrestuar një burrë të dyshuar për vrasjen e një oficeri policor të Kilit, raporton “Associated Press”.

Policia kiliane dhe ajo e Venezuelës kanë identifikuar Dayonis Junior Orozco, si të dyshuarin kryesor për vrasjen e oficerit, Emmanuel Sánchez Soto, gjatë një grabitjeje në Kili më 10 prill.

I dyshuari, shtetas venezuelas, u arrestua në Popatan, në jugperëndim të Kolumbisë.

Ai kishte udhëtuar shpesh nëpër qytete të vogla në përpjekje për të shmangur arrestimin.