Botë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 42 grave në Kenia

Kenia

Policia e Kenias arrestoi një burrë, i përshkruar si “vrasës serik”, nën dyshimet se është kryerësi i vrasjes së tmerrshme të nëntë grave. Trupat e tyre janë gjetur në një gropë të përdorur si vendgrumbullim mbeturinash, raporton BBC News.

Policia thotë se Jomaisi Khalisia, 33-vjeçar, rrëfeu se ka vrarë 42 gra që nga viti 2022, duke e përfshirë edhe gruan e tij.

I dyshuari u arrestua në një lokal në mëngjesin e së hënës, teksa po shikonte finalen e Euro 2024.

Opinioni në Kenia është tronditur dhe zemëruar, prej fillimit të gjetjes së trupave të premten në kryeqytetin Nairobi.

“Ai rrëfeu se joshi, vrau dhe hodhi trupat e 42 grave në zonën e mbeturinave, të gjitha të vrara mes vitit 2022 dhe të enjtes së kaluar”, ka theksuar Mohamed Amin, kreu i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale (DKI).

Amini tha se gjetën prova të rëndësishme në shtëpinë e të dyshuarit, duke përfshirë 10 telefona, një laptop, thikë të madhe, karta identiteti dhe rroba të grave.