Botë

Arrestohet gjenerali bolivian për organizimin e një tentative për grusht shtet

Juan José Zúñiga

Juan José Zúñiga

Foto: Associated Press

Policia boliviane ka arrestuar liderin e një tentative grushtshteti, disa orë pasi pallati presidencial në kryeqytetin La Paz u sulmua nga ushtarët.

Mjetet e blinduara dhe trupat kishin zënë pozicion në sheshin Murillo ku ndodhen ndërtesat kryesore qeveritare. Të gjithë më vonë u tërhoqën, raporton BBC.

Udhëheqësi ushtarak i kryengritësve, gjenerali Juan José Zúñiga, kishte thënë se donte të "ristrukturonte demokracinë" dhe derisa ai respektonte presidentin Luis Arce për momentin, do të kishte një ndryshim të qeverisë. Ai tani është i arrestuar.

Presidenti Arce dënoi përpjekjen për grusht shteti, duke i bërë thirrje publikut të "organizohet dhe të mobilizohet... në favor të demokracisë".

"Ne nuk mund të lejojmë përsëri përpjekjet për grusht shteti për të marrë jetën boliviane”, ka thënë ai në një mesazh televiziv drejtuar vendit nga brenda pallatit presidencial.

Fjalët e tij përkonin qartë me demonstruesit pro-demokracisë që dolën në rrugë në mbështetje të qeverisë.

Arce gjithashtu njoftoi se po emëronte komandantët e rinj ushtarakë, duke konfirmuar raportet se gjenerali Zúñiga ishte shkarkuar pasi kritikoi hapur ish-udhëheqësin e Bolivisë, Evo Morales.

Morales dënoi gjithashtu tentativën e grushtit të shtetit dhe bëri thirrje që të ngrihen akuza penale kundër gjeneralit Zúñiga dhe "bashkëpunëtorëve" të tij.

Prokuroria publike ka hapur një hetim penal.