Ai kishte veshur një rrip shpërthyes dhe kërcënoi se do ta aktivizonte.
Njësi të shumta sigurie kanë rrethuar objektin dhe kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.
Intervention en cours de la BRI à l’ambassade d’Iran à #Paris.
— CLPRESS / Agence de presse (@CLPRESSFR) April 19, 2024
Un homme porteur d’explosifs aurait été signalé. pic.twitter.com/XS57jRCWbK
Një burrë kërcënon se do ta hedhë veten në erë në Ambasadën e Iranit në Paris
Policia ka rrethuar Ambasadën iraniane në Paris pasi një burrë po kërcënon se do ta hedhë veten në erë aty.
Për siguri, autoritetet kanë ndërprerë linjat e metrosë. Ndërsa, Policia ka larguar njerëzit përreth.
Burri ka veshur një rrip shpërthyes dhe ka thënë se ka një objekt që mund të jetë granatë.
Europe 1 raporton se Ambasada kontaktoi Policinë për të kërkuar ndihmë, dhe se burri ishte brenda ndërtesës.
Thuhet se burri është mbyllur në një dhomë brenda Ambasadës "në prani të ambasadorit", raportoi media franceze.