Botë

Arrestohen studentët për protestat pro-palestineze në Universitetin e Columbias

New York

Policia e New Yorkut ka arrestuar dhjetëra protestues pro-palestinezë që u izoluan brenda një zyre të kampusit të Universitetit të Columbias dhe hoqi tendat e protestuesve në oborrin e Universitetit, shkruan Reuters.

Udhëheqësja e Universitetit të Columbias, Minouche Shafik, ka kërkuar nga policia që të qëndrojë brenda kampusit deri të paktën me 17 maj, dy ditë pas ceremonisë së diplomimit.

Policia ka thënë se brenda tre orëve kampusi u lirua nga protestuesit, duke konfirmuar “dhjetëra arrestime”.

Ka disa ditë që janë intensifikuar protestat pro-palestineze nëpër universitetet amerikane. Studentët po kërkojnë që t'i jepet fund luftës në Gaza.