Botë

Arrestohen rreth 300 persona në protestat e kolegjeve në New York

Universiteti i Kolumbias

Universiteti i Kolumbias

Foto: Associated Press

Nga rreth 300 personat që u arrestuan nga oficerët e Departamentit të Policisë së New Yorkut brenda dhe jashtë një ndërtese të Universitetit Kolumbia të mërkurën, shumica e të arrestuarve ishin nga City College, ka thënë John Chell, shefi i patrullës së NYPD-së, gjatë një konference për shtyp me zyrtarët e qytetit.

“Janë 282 arrestime në lidhje me thyerjen e Hamilton Hall, duke përfshirë 173 persona nga City College dhe 109 persona nga Universiteti Columbia”, ka thënë Chell, raporton CNN.

Chell ka shtuar se zyrtarët janë ende duke përcaktuar numrin e saktë të të arrestuarve që nuk ishin të lidhur me të dy universitetet.

Dhjetëra protestues pushtuan ndërtesën e Universitetit të Kolumbias në New York të martën herët, duke barrikaduar hyrjet dhe duke shpalosur një flamur palestinez nga një dritare, në përshkallëzimin e fundit të demonstratave kundër luftës Izrael-Hamas, që janë përhapur në kampuset e kolegjeve në mbarë vendin.

Universiteti ka thënë se demonstratat kanë krijuar përçarje në kampus. 

Shumë studentë të Kolumbisë po shkojnë në javën e provimeve përfundimtare, e cila shënon fundin e semestrit të pranverës 2024.