Policia turke ka arrestuar 525 persona të dyshuar si trafikantë droge në një operacion të gjerë përreth Ankarasë të enjten. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, e ka quajtuar “operacionin më të madh kundër narkotikëve” në historinë e vendit.
Operacioni përfshiu mijëra policë, qen të Policisë, dronë dhe helikopterë si dhe kishte në shënjestër mbi 626 adresa, ka thënë Yerlikaya. Bastisjet erdhën si rezultat i vëzhgimeve të secilit të dyshuar përgjatë 6 muajve.
Ministri ka shtuar se shumica e të arrestuarve dyshohen se ishin të përfshirë në shitjen e narkotikëve përmes platformave në internet. Sipas tij, bastisjet do të vazhdojnë në ditët në vijim, raportoi AP.
Bastisjet në Turqi vinë pas një operacioni në shkallë të gjerë në Evropë të martën që kishte cak rrjetet e trafikimit të drogës dhe shpëlarjes së parave. Mbi 230 persona ishin arrestuar në operacionin e drejtuar nga Europoli dhe forcat policore në Holandë, Turqi, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë, si dhe u sekuestruan asete në vlerë 400 milionë dollarë.